×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti reagon për heqjen e reciprocitetit: Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 12:16

    Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.


    Kurti e ka quajtur këtë vendim të paligjshëm dhe në shërbim të Serbisë, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se me deklarimet e tij që janë hequr pengesat për dialog, Hoti ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut.

    Reagimi i plotë:

    Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë
    Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.
    Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/lajm/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamione-nga-serbia-hyne-ne-kosove-me-dokumente-republika-e-kosoves/
    Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.
    Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.
    Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/887274878439064?__cft__[0]=AZVmETqCd0_2RmoZoh0joKM0UoPBHX–hs6RXEQ4FwSsX7OLYwXmyEEcjPb2QAORgCzRikKy7pVr_kuOYWX409V-6aWETA-ZD7Ng7DLYRZqviOktQOtssWerqm-leDcG0e8v3_QjrZR10YGCimM7fOXiBudPJe7mamlG5uipxn6zGQ&__tn__=%2CO%2CP-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!