×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i kryeministrit

    Kurti reagon për vrasjen e Liridonës: U vra se ishte grua, dënimin maksimal ndaj kryesve

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 17:22

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

    Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se Liridona u vra me paramendim.

    Siaps Kurti urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua.

    Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë.

    Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore.

    Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin.

    Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi.

    Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend.

    Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu.

    E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin.

     

     

    Prokuroria: Naim Murseli dhe i dyshuari tjetër ishin takuar bashkë disa orë para vrasjes së Liridonës, i kishte thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!