×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti refuzoi të takohet me të më 11 maj, reagon Vuçiq

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 15:15

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar refuzimin e Kurtit për t’u takuar me të më 11 maj në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.


    Vuçiq tha se pavarësisht refuzimit të Kurtit, ai do të shkojë në Bruksel më 11 maj, pasi ka ftesë për këtë takim, shkruan Reporteri.net.

    “Unë isha i ftuar për 11 maj. Unë do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, akoma më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do të kalojë të paktën një ditë më mirë”, u shpreh Vuçiq.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    “Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!