×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti refuzon ta takojë Vuçiqin në Bruksel, vjen reagimi i parë nga LDK-ja

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 18:20

    Autor: Besfort Veseli


    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot nga Brukseli se nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit me Aleksandër Vuciqin, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.


    Për këtë qëndrim të tij ka pasur reagime të shumta nga disa politikanë, organizata të ndryshme dhe persona të shoqërisë civile në vendin tonë.

    Një reagim të shkurt për këtë e ka dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net” edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

    “Nuk kam koment. Refuzimi i dialogut nuk është mjet i Kosovës”, tha Haziri për Reporteri.net.

    Ndryshe, Albin Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Kurti, ka thënë sot para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    “Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri Kurti i thotë JO takimit me Vuçiqin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!