×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Është rikthyer në punë blloku B2, do të kursejmë 50 mijë euro në orë nga importi i energjisë

    Reporteri
    23 Janar 2022 | 12:41

    Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se sot është rikthyer në punë blloku B2 i TC “Kosova B’.

    Kurti ka thënë se me rikthimin e B2-shit, do të kursehen 50 mijë euro nga importi i energjisë, ndërsa për një ditë kursehen 1.2 milionë euro.

    “Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MË. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Kryeministri e ka qujtur këtë lajm të mirë, ndërsa ka pëmendur edhe rindërtimin e “Kosovës A”.

    “Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MË fuqi secila!”, ka shkruar Kurti. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!