×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shfaqet tek zyra e Thacit, nis takimi

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 10:07

    Kryeministri në detyrë para pak minutash është shfaqur në ambientet e Kuvendit, ku gjendet edhe zyra e Presidentit Hashim Thaci.


    Aty do të mbahet takimi i parë konsultativ që presidenti do të bëjë me të gjithë kryetarët e partive, shkruan Reporteri.net.

    Nga partia e Kurtit e kishin mohuar në fillim takimin, duke thënë se Kurti refuzon ta takojë Thacin, mirëpo vetë Kurti e konfirmoi një gjë të tillë më pas.

    Sidoqoftë, kryeministri në detyrë i dërgoi një letër presidentit, ku i kërkoi të shpërndahet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje.

    Presidenti Thaci, në anën tjetër, po synon të gjejë një zgjidhje për të krijuar qeveri teknike./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!