×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkarkoi zëvendësministrin si ‘hakmarrje’ ndaj votës pro mocionit të Grupit 6 Plus

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 17:37

    Nuk është i zakonshëm shkarkimi i Bahrim Shabanit nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.


    Duket se gjithçka lidhet me votën e Grupit 6 Plus në rrëzimin e Qeverisë Kurti. Bahrim Shabani është përfaqësues i boshnjakëve që janë pjesë e këtij grupi parlamentar.

    Këtë e kanë thënë burime të Reporterit brenda 6 Plus, teksa kanë thënë se këtë Kryeministri Albin Kurti e ka vërtetuar edhe me emërimin e zëvendësministrit të ri, shkruan Reporteri.

    Në këtë pozitë është emëruar Fridon Lala, që është njeri i deleguar nga deputeti Elbert Krasniqi, i cili vjen nga komuniteti egjiptian, me saktë nga partia IRDK, por që është bërë pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së në fillim të sesionit të Kuvendit të Kosovës.

     

    Fridon Lala, i pari nga e djathta.

    Bahrim Shabani, i pari nga e majta.

    Fridon Lala shihet të ketë qenë në takim me deputetin Elbert Krasniqi kur ky iu bashkua Grupit të VV-së. Ky nuk është veprimi i njëjtë i parë prej se u rrezua. Menjëherë atë natë ai shkarkoi zëvendëskryeministrin e parë Avdullah Hoti. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!