×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkon te Qendra e Studentëve, aty janë 500 persona në karantinë

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:46

    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, Hykmete Bajramin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe atë të Infrastrukturës, Lumir Abdixhikun, kanë vizituar sot stafin e karantinës së krijuar në Qendrën e Studentëve.


    Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë po qëndrojnë 500 persona të cilët kanë ardhur në Kosovë nga jashtë.

    “Aty u pritën nga stafi dhe vullnetarët e shumtë. Momentalisht aty janë 500 të karantinuar. Të gjithë të karantinuarit vizitohen deri në 5 herë në ditë, ku dy herë në ditë kontrollohen nga profesionistët shëndetësor dhe 3 herë nga ekipi i logjistikës ku u bëhet edhe dërgimi i ushqimit nëpër dhomat e tyre”, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!