×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i ashpër me SBASHK-un, i quan sindikalistë të PAN-it dhe thotë se kanë inat anti-qeveritar

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 11:25

    Pas votimit në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti foli edhe për grevën e cila po vazhdon ende, ku tha se nxënësit duan të shkojnë në shkollë e poashtu edhe prindërit e mësimdhënësit duan të ketë mësim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kreu i ekzekutivit gjithashtu shtoi se “të gjitha ofertat për Këshillin Grevist dhe sindikatën e Arsimit nuk kanë vlejtur, i kane refuzuar të gjitha”

    “Ne duam që mësimi të filloj sa më parë, që do të thotë se mësimi është dashur të filloj me 1 shtator. Jam i bindur që nxënësit duan të shkojnë në shkollë, e poashtu jam i bindur që edhe prindërit duan që mësimi të filloj por edhe mësimdhënësit duan të japin mësim, e këtë bindje e ka edhe Qeveria e Kosovës. Nuk duam të bojkotohet shteti sepse shkolla është shteti. Sot arsimi është zhvillim. Të gjitha ofertat tona për Këshillin Grevist dhe sindikatën e Arsimit nuk kanë vlejtur i kane refuzuar të gjitha”, tha Kurti pas votimit në zgjedhjet e brendshme të VV-së.

    Ai u shpreh se shkollimi në Kosovë po mbahet peng, dhe se sipas tij bëhet fjalë për një inat anti-qeveritar nga sindikalistët siç i quan ai të PAN-it, ndërsa shton se atyre u është ndalur ora te data 5 qershor 2017.

    “Shkollimi në Kosovë po mbahet peng dhe për përshtypjen time bëhet fjalë për një lloj inati anti-qeveritar prej sidinkalistëve të PAN-it të cilëve i është ndalur sahati me 5 qershor 2017, pra aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it dhe tash dëshirojnë t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë duke e bërë grevën armë kundër Qeverisë”, përfundoi kreu i Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!