×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti sot del në terren, kjo është agjenda

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 9:10

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ora 10:00 sot do të jetë në Dragash nga ku do të marrë  pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore në këtë komunë.

    Ky panair organizohet nga Expo-Sharri, ku do të promovohen produktet vendore të kësaj ane.

    Më pas, Kurti do të kthehet në Prishtinë ku do të merr pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit

    Ky manifestim ka moton “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë” dhe do të mbahet nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

    Agjenda e tij është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!