×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti s’po ftohet”, Krasniqi njofton se javën tjetër do të udhëtojë në SHBA për takime

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 21:46

    Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se nuk do të jetë personalisht në takimin e 31 janarit në Ambasadën e SHBA’së pasi do të udhëtojë në Uashington, duke e përmendur me ironi se Kurti dhe Qeveria nuk po ftohen në SHBA.

    Krasniqi ka treguar se atje do të marrë pjesë në takimin tradicional për lutjet e mëngjesit, ku edhe do të takojë liderë botërorë.

    Ai tha se përtej kësaj, do të ketë edhe takime zyrtare në departamentin amerikan të shtetit, në Kongresin Amerikan, në Senat e në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

    “Do të jem për takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. Do të jetë një mundësi e ritakimit me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota.  Përtej kësaj do të kem edhe një agjendë tjetër zyrtare në departamentin e shtetit, në kongres amerikan, në Senat, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Krasniq në T7, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!