×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti synon të harmonizojë politikën e jashtme me Ramën

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 20:39
    Edi Rama, Albin Kurti

    Ndonëse raportet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama nuk janë shumë të afërta, kryeministri kosovar në planprogramin qeverisës të tij ka paraparë edhe bashkëpunimin me Shqipërinë.


    Sipas planit të Qeverisë Kurti, synohet që Kosova e Shqipëria të jenë njëzëri në politikën e jashtme, shkruan Reporteri.net.

    Ky bashkëpunim do të shprehet në mekanizma të përbashkët për interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët.

    “Qeveria e Kosovës do të angazhohet për një qasje të strukturuar dhe të institucionalizuar të bashkëpunimit dhe integrimit ndërshqiptar. Në këtë drejtim, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë do të thellohen marrëdhëniet në fusha të ndryshme për të jetësuar marrëveshjet e arritura më parë, si: tregtia, financat, arsimi dhe shkenca, siguria, si dhe në veçanti harmonizimin e politikës së jashtme”, thuhet në planin e qeverisë.

    Kujtojmë se raportet mes dy kryeministrave shqiptar u ftohën edhe më shumë pas pjesëmarrjes së partisë së Albin Kurtit në zgjedhjet e 25 prilli në Shqipëri. Madje Kurti shkoi për të votuar në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!