×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Lajçak në Vjenë, thotë se mbështetet aplikimi i Kosovës në BE

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 17:56

    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit që u mbajt sot në Vjenë të Austrisë, me ftesë të Grupit të Socialistëve Demokratë. 

    Në fotografitë e ndara nga kjo pjesëmarrje, Lajçak shihet se është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “E përshëndes angazhimin e fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    Edhe vetë kryeministri Kurti ka deklaruar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është mirëpritur dhe përkrahur nga Grupi i Socialistëve Demokratë.

    “Ne mirëpresim deklaratën e fortë sot të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor @TheProgressives, duke konfirmuar mbështetjen e tyre të vendosur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet në deklaratë. /Reporteri.net/.

    Kosova aplikon në BE, çfarë duhet të dimë?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!