×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën më të sigurt

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 10:27

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.


    Kurti ka shkruar se në takim ka theksuar se NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë dhe se prania e saj në Kosovë  është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurinë në vend.

    Kurti po ashtu ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt.

    “#NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. W / Sekretari i Përgjithshëm @jensstoltenberg
    Unë theksova se prania e saj në #Kosova është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë dhe anëtarësimi i #Kosovës në #NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!