×
  • Lajme
  • Lajme / Në Mynih

    Kurti takoi ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 13:23

    Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vijoi me takimin me ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.

    Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, në takim u diskutua rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes.

    Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit tutje thuhet se Kurti  falënderoi shtetin kroat dhe ministrin Anušić për raportet e shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

    Ai u shpreh se me Kroacinë ndajmë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike si dhe pajtohemi për historinë, dhe se Kosova dhe Kroacia janë vende mike, partnere dhe aleate.

    Kryeministri gjithashtu e falënderoi ministrin Anušić për marrëveshjen në mes dy ministrive të Mbrojtjes për trajnimin dhe edukimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuđman”. /Reporteri.net/,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!