×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon ish-Sekretarin e NATO’s në Madrid, e falënderon për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 18:40

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

    Kështu ka bërë të ditur Kryeministria, përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryeministri Kurti pati “një bisedë të ngrohtë” dhe të hapur me të mbi gjendjen e Kosovës, dhe më gjerë.

    Në këtë takim, Kurti e ka falënderuar ish-sekretarin e NATO’s për çlirimin e Kosovës dhe për shpalljen e pavarësisë.

    “Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

    Kryeministri Kurti ka udhëtuar sot në Spanjë, për të marrë pjesë në Kongersin e Internacionales Socialiste, si lider i Lëvizjes Vetëvendosje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!