×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon koordinatoren e OKB-së në Kosovë, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen e fermerëve të prekur nga përmbytjet

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 20:49

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

    Gjatë takimit u bisedua rreth bashkëpunimin të ngushtë me UNKT, ndërkohë që u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta.

    “Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar.”, thuhet në njoftim, transmeton gazeta Online Reporteri.net.

    “Në takim u bisedua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit. Në veçanti, Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet.”, vazhdon njoftimi.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit , pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi me kryeministrin Kurt ishte edhe diskutimi i mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!