×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon mërgatën në Zvicër, bie në sy flamuri dardan

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 21:27

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar turin e takimeve me mërgatën, kur kanë mbetur dy muaj zgjedhjet e rregullta parlamentare.

    Kurti  sot ka publikuar pamje nga një tubim që ka pasur me mërgatën në Kreuzlingen të Zvicrës.

    Ai ka qenë i shoqëruar bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla. Ajo që bie në sy në pamjet nga ky tubim, të cilat i ka publikuar vet Kurti, është flamuri dardan, i cili shihet lart, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Flamuri i Dardanisë  është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Flamuri dardan që ishte simbol i ish-presidentit Rugova, më vonë  u bë simbol edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe është përdorur në fushatat e kësaj partie.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!