×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tallet me propozimin e Haxhiut për Trustin: Vetëm një person me PHD në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 12:38

    Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”.

    Kështu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka reaguar iniciuesit të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiut, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër Projektligjit për Tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit. Kjo pasi, sipas tij kjo politikë e “rrënon sistemin pensional”.

    Sipas Kurtit vetëm 10 për qind e qytetarëve do të përfitojnë nga tërheqja e Trustit.

    “Çfarë ndodh me 5 për qind e qytetarëve që janë të varur nga skemat sociale”, ka pyetur Kurti.

    Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij i ka ndihmuar shumë kategori shoqërore, duke përfshirë fëmijët, gratë lehona, fermerët etj.

    Kurti po ashtu ka thënë se propozimi për tërheqjen e Trustit po vjen nga ata që nuk janë të varfër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!