×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Tërë ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 9:06

    Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, shkruan Reporteri.net.


    Kurti ka thënë se Projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Sipas tij, ky Projektligj nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit. Miratimin e këtij projektligji, Kurti e ka quajtur të duhur dhe të drejtë.

    Ai ka thënë se partitë parlamentare që janë në kuvend nuk kanë se pse të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit.

    Kurti ka shkruar se nuk e kupton pse tërë ky panik e histerik për votimin e mërgatës.

    “Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit.

    Se ka aso që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues.”, shkruan ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!