×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Thaçi gënjeu, nuk kemi hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 10:53

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë ka akuzuar kryeministrin Kurti se ditë më parë bashkë me u.d së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministrin Haki Abazi janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.


    Por këtë e ka mohuar kategorikisht kryeministri Kurti, i cili deklarimet e presidentit i ka quajtur gënjeshtra, shkruan Reporteri.net.

    “Ato janë gënjshtra, janë shpifje, problem me gënjeshtarët është që nuk mund të gjënjejnë një herë, duhet të gënjejnë përditë, e mandej duhet të gënjejnë disa herë në ditë. Të gjitha ato shpifje, për neve nuk besoj që nuk do të duhej të jenë veç pyetje tuaj për mua, por edhe pyetje të prokurorit të shtetit për presidentin. Duket që këtyre protagonistëve të aferës ‘Pronto’ ju ka ngel mendja tek përgjimet kur atëherë ushtronin italishten e filmave mafiozë, dhe tash besojnë që ata me të cilët nuk pajtohen janë duke u marrur me imagjinatën e tyre. Po e theksoj edhe një herë që të mos humbim kohë me ta, dëshirat e tyre po i përshkruajnë si fakte të mijat, ata kanë dëshirë të hyjnë në dhomën e përgjimeve, ata kanë dëshirë ta uruzojnë ulësen e kryeminsitrit, ata i kanë këto dëshira dhe m’i mveshin mua si kryeministër, por nuk qëndrojnë”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Edhe Bedri Istrefi, drejtor i PTK-së i shkarkuar, por që u rikthye në punë me vendim të Inspektoratit të Punës poashtu ka akuzuar Kurtin se është futur në dhomën e përgjimeve në PTK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!