×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë po i vjen fundi

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 9:56

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hapur Samitin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 që po mbahet në Prishtinë.

    Temë diskutimi në këtë samit është pushtimi rus në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve që po e çojnë botën në kriza të shumëfishta.

    Kurti në fjalën e tij foli për qeverisjen e tij dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova, ashtu sikur edhe e gjithë bota, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ndër të tjera në këtë Samit tha se epokës korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

    “Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha Kurti.

    “Duke përdorur Republikën e Kosovës si shembull shpresoj që të ofroj sensin e arritjes së qëndrueshme të prosperitetit, stabilitetit dhe paqes jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë e më tutje”, u shpreh Kurti.

    A tutje foli edhe për krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës. Kurti tha se “për shkak të mosveprimeve dhe neglizhencës së qeverive të kaluar këto kriza po i godasin qytetarët më shumë se në vendet e tjera”.

    “Kur njerëzit janë optimist për orientimin e qeverisë dhe të vendit priren të shpenzojnë dhe jo të kursejnë.  Reformat tona demokratike kanë bërë që të shtyhet përpara progresi ekonomik. Kosova mund të ofrojë edhe një model tjetër se si demokracia funksionale mundet me sukses të menaxhojë një krizë për dobinë e të gjithë qytetarëve.

    Për shkak të mosveprimeve dhe neglizhencës së qeverive të kaluar këto kriza po i godasin qytetarët më shumë se në vendet e tjera. Kosova është bërë plotësisht e varur nga importi i energjisë elektrike, ka pasur mungesë e përkrahjes që qeverisë për prodhimtarinë vendore”, u shpreh Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!