×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon pse nuk ka vizituar ish-krerët e UÇK-së: Mendoj se vizita ime nuk ndihmon

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 21:52
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar pse nuk ka vizituar ende ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

    Ai ka thënë se mendon që vizita e tij atje nuk do të ndihmonte, por se flet me avokatët vazhdimisht.

    “Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se cka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, tha ai në intervistë me Debat Plus, përcjell Reporteri.net.

    Ai shtoi se është imperative që të mbrohet edhe lufta e UÇK-së.

    “Kjo është më e rëndësishmja për mua. Si mund të mbrojmë luftën nacional çlirimtare, kjo është më e rëndësishme se sa mbrojtja e vetëm një klienti, që e bën një avokat. Unë them se lufta jonë ka qenë e drejtë dhe duhet të mbrohet”, përfundoi ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!