×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u drejtohet Abdxhikut e Krasniqit: A t’i arrestoj kriminelët në veri me koordinim a pa koordinim, qysh po thuni ju?

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 13:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur me opozitën në seancën e sotme të Kuvendit.

    Kurti ka pyetur Abdixhikun dhe Krasniqin se a duhet t’i arrestojë këta kriminelët që fshihen pas trazirave në veri me koordinim apo pa koordinim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nga kryetarët e partive opozitare mu tha më shumë se një herë se meqenëse po i dini me rend kriminelët e bandave, pse s’po i arrestoni. Ne kemi filluar t’i arrestojmë dhe unë përmenda edhe emrat e atyre që janë arrestuar, por ka të tillë që janë edhe të paarrestuar. Nëse i hasim do t’i arrestojmë.

    Unë e kom një pyetje për juve. Arrestimi i këtyre kriminelëve me koordinim, a pa koordinim. Qysh po thoni ju? Për shkak të diskursit tuaj duhet tua bëjë këtë pyetje shtesë. Arrestimin e tyre e kërkoi edhe ish ministri Abelard Tahiri. Edhe ky tha, e pyes të njëjtën pyetje. Por për të e kam edhe një pyetje speciale.

    A me shurdhues a pa shurdhues. Qysh po thu ti?”, tha Kurti.

    Tutje, Kurti ka thënë se PDK-ja duhet ti çlirojë dy kryetarët e saj në veri, sepse në të kundërtën po ua plotëson dëshirën Vuçqit.

    “Vuçiqi po thotë hiqni dy kryetarët, Zveçanin e Zubin Potokut këta, PDK-ja ia kanë plotësu Vuçiqit. Po të pyeteshin këta edhe policinë e kishin largu. Kur keni qenë ju në Qeveri, edhe në oborr të Kuvendit i kemi pasë targat KM.

    Kur të ecë rroga duhet me punu, kur të garojsh e zgjedhesh edhe duhet me punu. Çlironi ata qytetarë se ata duhet me shku edhe në Zubin Potok e Zveçan. Qeveria i mbështetë, polica i siguron, andaj çlironi”, u shpreh Kurti në Kuvend. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!