×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Unë nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminelë të luftës

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 11:41

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk beson se ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminelë.


    Kështu u shpreh ai në Seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, gjersa shtoi se kriminelë të luftës nuk ka vetëm në Serbi, por edhe në Veri të Kosovës, e edhe në Bosnje.

    “Unë gjatë viteve të fundit kam folur për kriminelët e luftës dhe të paqes. S’e kam thënë për herën e parë në Bruksel. Serbia po e din për kë e kom fjalën, Brukseli po e din për kë e kam fjalën. Nuk e di pse lajmërohen disa në Kosovë kot si kot. Unë nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminelë të luftës. Por, unë besoj që kriminelë të luftës nuk ka vetëm në Serbi, ka edhe në Veri të Kosovës, ka në Bosnje, ndoshta edhe në Mal të Zi, aty s’kam folur me shtete, kam folur me rajonin. Darka e punës në Bruksel nuk ishte bilaterale, por multilaterale.”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!