×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vazhdon vizitën e tij jashtë Kosovës, kësaj here në një fabrikë të çokollatës në Zvicër

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 22:07

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës.

    Me anë të një komunikate për media, njoftohet se Kurti duke shprehur kënaqësinë për vizitën, ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”. Duke shprehur kënaqësinë për vizitën, kryeministri Kurti ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane. Me çokollatën zvicerane mirëpritet secili në Kosovë, por edhe kudo tjetër, ka thënë kryeministri”, thuhet pos tjerash në komunikatë.

    Tutje, shtohet se Kurti u ka bërë ftesë drejtuesve të fabrikës që të kenë parasysh hapjen e një dege të prodhimit të çokollatës edhe në Kosovë.

    Komunikata e plotë:

    Kryeministri Kurti vizitoi një prodhues zviceran të çokollatës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”.

    Duke shprehur kënaqësinë për vizitën, kryeministri Kurti ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane. Me çokollatën zvicerane mirëpritet secili në Kosovë, por edhe kudo tjetër, ka thënë kryeministri.

    Ai u ka bërë ftesë drejtuesve të fabrikës që të kenë parasysh hapjen e një dege të prodhimit të çokollatës edhe në Kosovë.

    Për shkak të diasporës sonë të madhe, posaçërisht në vendet gjermanofolëse Zvicër, Gjermani dhe Austri dhe dërgesave të tyre prej një miliard euro në vit, konsumi vendor është në shkallë të mirë, ka thënë kryeministri Kurti.

    Si faktorë të klimës së mirë për investime, ai ka potencuar indikatorët pozitivë ekonomikë, rritjen ekonomike impresive dyshifrore, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!