×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti viziton shtëpinë dhe familjen e Kadri Zekës

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 7:36

    I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmbylli ditën e djeshme me vizitë në shtëpinë e Kadri Zekës.

    Aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bacën Shaip, vëllaun e heroit Kadri Zeka.

    Gjatë ditës kryeministri Kurti kishte organizuar dhe kishte marrë pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre dhe pastaj edhe në “Akademinë e Flakës”, kushtuar po ashtu jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!