Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, këshillon kryeministrin në largim Albin Kurti që të ndalë sulmet verbale ndaj mediave.
Ajo ka folur edhe për qasjen e Kurtit pas raportit të Reporterëve pa Kufij që shfaqi përkeqësim të lirisë së mediave në Kosovë.
”Ai fliste me votuesit e vetë, është mirë me folë me organizata ndërkombëtare me AGK-në dhe me industrinë e mediave. Mendoj që idetë që i kishte kryeministri janë të gabuara, i kisha jap disa ide të tjera. P.sh., transmetuesin publik duet me lanë rehat politikisht dhe mos me ndiku, buxhetin më të voglin që ja ka jap që janë të mjaftueshme vetëm për rroga duhet me ja jap qysh i takon me ligj jo 8-9 milionë, por 20 milionë që transmetuesi publik me u zhvillu”, tha Kusari.
“Këshillë për kryeministrin që KPM duhet me qenë i lirë, siç thotë edhe Kushtetuta. E jo me u mundu përmes ligjit me kontrollu politikisht ose përmes anëtarëve që unë aktualisht nuk i konsideroj si të pavarur”, tha ajo në T7.
”M’u siguru që sulmet verbale jo veç mos mi ushqy por mi ndal se një fjalë e kryeministri i ndal sulmet ndaj gazetarëve”, tha Kusari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.