×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila për situatën në veri: Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiqin në krye të saj

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 12:11

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas sulmeve në veri, duke thënë se kjo tregon se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në reagimin e saj të bërë në Facebook, Kusari-Lila thotë se Vuçiq nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës, por ai kërkon që pakica serbe në Kosovë të jetë e ndarë dhe kundër shtetit tonë.

    “Nuk ka askush problem me qytetatët serbë në Kosovë. Por Vuçiçi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin ne krye të saj”, ka shkruar mes tjerash Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    Postimi i plotë:

    Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit.

    Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në Komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës.

    Aleksandër Vuçiç nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zorr ta mbajnë gjallë një konflit të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie.

    Kështu besojnë se do ta mundësonin dezintegrimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e të gjithë mekanizmave demokratik.

    Por sot para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiçit. Dhe policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve.

    Nuk ka askush problem me qytetatët serbë në Kosovë. Por Vuçiçi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës.

    Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin ne krye të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!