×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Policia e Kosovës do të jetë në veri kur ka kërcënim dhe rrezikshmëri të sigurisë

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 13:17

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në konferencë për media ka folur edhe për kushtet e Listës Serbe për largimin e Njësisë Speciale së Policisë së Kosovës nga veriu, derisa ka theksuar se largimi i tyre nga institucionet e Kosovës ësht╒ bërë nga Beogradi.

    Tutje ajo ka shtuar edhe edhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet në komunat veriore ishte poashtu me urdhër nga Beogradi, ndërsa përmendi dhe sulmet e kërcënimet që i janë bërë qytetarëve.

    “Sa i përket kushteve të Listës Serbe, po e ritheksoj se largimi i tyre nga institucionet u bë me kerkesë të Beogradit. Edhe mos pjesëmarrja e tyre në zgjedhje ishte nga Beogradi, ku pati edhe kërcënime, ku ndodhi një seri e sulmeve te ndryshme e qytetarëve atje”, tha Kusari-Lila.

    Shefja e GP të VV u shpreh se Policia e Kosovës do të jetë në veri, apo qoftë edhe në jug të Mitrovicës, në situatat kur ka kërcënim të sigurisë, e kur ka shkallë të rrezikshmërisë.

    “Policia do jetë aty, qofte ne veri apo jug ne situatat kur ka kërcënim të sigurisë, apo kur ka nevojë për prezencën e tyre. Nuk i kemi vetëm sa të jenë aty për defilim, por mbetet aty kur ka shkallë të rrezikshmërisë”, tha ajo./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!