×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila tregon se a do të votohet sonte Vjosa Osmani për Presidente

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 21:48

    Mimoza Kusari-Lila, ushtruese e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, ka bërë me dije se seanca e thirrur nga ora 21:30 do jetë vetëm për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, e jo për zgjedhjen e presidentit.


    Kusari-Lila këto pohime i ka bërë nëpërmjet një prononcimi për mediumin ‘T7’, pak para fillimit të seancës së thirrur për ndryshimin e propozuar nga kryeministri Albin Kurti sot për Ligjin e Zgjedhjeve.

    “Seanca është e thirrur për Ligjin e Zgjedhjeve, jo për votim të presidentit. Vetëvendosje nuk po e dërgon vendin në zgjedhje, po e kryen një obligim për një premtim të cilin e kemi dhënë”, deklaroi ajo.

    Shefja e GP’së së VV’së pati kritika edhe për opozitën, të cilët e kundërshtuan një propozim të këtillë.

    “Në rast se dikush ndihet nga ky ndryshim i Ligjit, problemi nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, por pasigurinë e tyre për të ofruar një proces të qartë që përcjellë vullnetin e mërgatës”, tha ajo.

    Propozimi për ndryshim të këtij Ligji, parasheh që mërgatës t’iu mundësohet të votojnë nëpër zgjedhjet parlamentare nga ambasadat dhe konsullatat përkatëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!