×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila tregon se çfarë ndodhë nëse dështon marrëveshja VV-LDK

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 19:05

    Mimoza Kusari-Lila, e cila ka fituar postin e deputetes nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nëse rastësisht ndodh që marrëveshja LVV-LDK të mos arrihet, është një gabim që askush nuk do t’ua falë të dyja subjekteve politike.


    “Eventualisht, mosarritja e marrëveshjes do të sillte pasoja të shumëfishta dhe zhgënjim të qytetarëve. E rëndësishme është që të bëhet zgjidhje për qytetarët ashtu siç u është premtuar gjatë fushatës”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kusari-Lila më tej ka “thumbuar” LDK-në e cila po raportohet se po vë kushte për arritjen e koalicionit qeverisës me dhënien e postit të presidentit.

    “Nëse arritja e marrëveshjes dështon për shkak të një posti; atëherë asgjë nuk e arsyeton partinë që vendos kushte”, ka deklaruar ajo.

    Megjithatë ajo është shprehur optimiste se marrëveshja do të arrihet mes VV-së e LDK-së.

    “Jam optimiste njëjtë sikur të tjerët nga të dyja subjektet politike se marrëveshja do të arrihet dhe se do të tejkalohet çfarëdo ngërçi. Ekziston një vullnet që sa më parë të fillohet me qeverisje. Nëse ekziston kushtëzimi si kryefjala e një diskutimi, atëherë nuk po flasim për një mirëbesim”, ka deklaruar Kusari-Lila.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!