×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush e vodhi bustin e Shtjefën Gjeçovit në Zllakuqan të Klinës?

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 18:20

    At Shtjefën Gjeçovi njihet si mbledhësi që krijoi kanunin e Lekë Dukagjinit. Ai u vra me më 14 tetor të vitit 1929.


    Kur po shënohej 90 vjetori i vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit, në shkollën që mban emrin e tij është vjedhur busti i veprimtarit.

    Pren Gjergji, mësimdhënës në këtë shkollë, ka thënë se janë shumë të zhgënjyer nga ky rast. Ai shton se dëmtimi i këtij busti është vepër antikombëtare.

    “Shkolla “At Shtjefën Gjeçovi” funksionon si institucion arsimor që 123 vite, pavarësisht nga torturave gjatë shekujve. Por tash në vend së të flasim për të arriturat e kësaj shkollë, duhet të flasim për një rast të shëmtuar që ka ndodhur pranë kësaj shkolle”, tha për RTV Dukagjinin, Pren Gjergji.

    Të indinjuar me rastin janë edhe banorët e fshatit Zllakuqan. Nik Frrokaj, banorë nga ky fshat ka thënë se ky është një akt i shëmtuar dhe i pazakontë. Pret që ky rast të zbardhet sa më parë.

    “Unë e vlerësoj si krim ndaj kësaj treve. Kur preken monumentet historike dhe arsimore pasi nxënësit me gjenerata kanë mësuar në këtë shkollë. Ai që ka bërë këtë vepër mund të quhet edhe kriminel pasi nuk ja do të mirën vendit e kombit. Ne si banorë jemi tepër të shqetësuar për këtë rast”, shprehet Nik Frrokaj, përcjell Telegrafi.

    Rastin po e heton edhe Policia e Kosovës. Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës ka thënë është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe rasti është nën hetime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!