×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush ishte Arzana Kraja, regjisorja që u gjet e vdekur

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 12:34

    Regjisorja Arzana Kraja është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në Lagjen “Emshir” në Prishtinë.


    Arzana e cila ishte vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja ka dhënë kontribut në fushën e kinematografisë.

    Njihet për filmin “Fusha e mëllenjave”, që kishte hapur zyrtarisht edicionin e 11-të të PriFest.

    Ky film ishte prodhim i shtëpisë kinematografike Circle Production (Kosovë – Besnik Krapi) në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Action Production (Shqipëri-Gerta Qurku). Ky film është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shqipëri.

    Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

    “Fusha e mëllenjave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.

    Arzana Kraja ishte skenariste dhe regjisore edhe e filmit të metrazhit të shkurtër “Shkurta”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!