×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme, me rezolutë tentohet të parandalohet ikja e qytetarëve nga vendi

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 18:02

    41 deputetë kanë kërkuar nga kryekuvendari Kadri Veseli që të thërras një seancë të jashtëzakonshme për nesër me 11 prill duke filluar nga ora 10:00, me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.


    Reporteri.net ka siguruar kërkesën që deputetët i kanë drejtuar Veselit, ku në arsyetim thuhet se numri i të rinjve të larguar kosovarë ka kaluar shifrën prej 170 mijë janë alarmante.

    Më tej thuhet se ekziston rreziku permanent që kjo shifër të rritet akoma dhe t’i sjell vendit rrezik të madh, atë të boshatisjes së vendit nga rinia.

    “Vlerësojmë se është e nevojshme që Kuvendi i Kosovës të shpreh qëndrimin lidhur me këtë situate, e cila sa vjen e po rëndohet. Bazuar në ato që u thane më lartë si dhe duke pasur parasysh rëndësinë dhe urgjencën e kësaj çështjeje, kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në datën e cekur më lartë në fillim të kësaj kërkese. Pas debatit Kuvendit të Kosovës do t’i propozohet miratimi i një rezolute e cila duhet të prodhojë zgjidhje lidhur me parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi”, thuhet në kërkesë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!