×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi shkon në pauzë pasi dështon dy herë kuorumi për presidentin

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 21:39

    Dy herë ka dështuar të bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në Kuvendin e Kosovës.


    Si rrjedhojë, kryeparlamentari Glauk Konjufa njoftoi se Kuvendi do të shkojë në pauzë 30 minutëshe, shkruan Reporteri.net.

    Ishihn deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj e Valentina Bunjaku, ata që nuk morën pjesë në votimin e parë.

    E në përsëritjen e raundit të parë të votimit, Bunjaku mori pjesë në votim, duke u bërë kështu vota e 79 në kuti nga 82 deputetë të pranishëm në sallë.

    Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!