×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ky dokument veç Strategji për Siguri nuk është” – Tahiri kritikon pozitën

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 11:54
    Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

    “Kjo gjithçka mund të jetë përveç strategji jo”, tha Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë 2022-2027, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Dokument analitik” e quajti Tahiri, por jo Strategji të mirëfilltë për Siguri.

    Duke e kritikuar pjesën hyrëse të dokumentit të strategjisë, deputeti i AAK-së e krahasoi me atë të Qeverisë Haradinaj dhe Qeverisë Hoti.

    Ato strategji të hartuara nga dy qeveritë paraprake, Tahiri i quajti mirëfilli të hartuara.

    “Asnjë fjali të vetme për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Tahiri duke kritikuar pjesën hyrëse.

    Madje, Tahiri tha “paramendojeni” sikur Pentagoni e merr këtë dokument, dhe nuk definohet në hyrje “cili është synimi strategjik i këtij vendi”.

    Ndonëse deputeti i AAK-së tha se “ne po mbytemi duke folur për anëtarësim në NATO”, dokumenti në hyrje nuk e qartëson synimin dhe objektivin strategjik.

    Ai e krahasoi edhe me Qeverinë Kurti I. Ai tha se në dokumentin e paraqitur nga ajo qeveri, përsëri njëjtë nuk ishte definuar qartë në hyrje. “Besoj se ka qenë lëshim, por jo e qëllimshme”, u shpreh Tahiri, raporton Reporteri.net.

    Tahiri iu drejtua edhe kryekuvendarit Glauk Konjufca, të cilit i tha se nuk kanë bojkotuar punën e Komisionit për Siguri, por se kanë kërkuar hartim të mirëfilltë të Strategjisë për Siguri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!