×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 27 vjeçari nga Prishtina që vdiq në aksident trafiku

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 10:27

    Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë.


    Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arritur të përballonte plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ai, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën, Ruzhdi Muhamedi, 27 vjeçar nga Prishtina.

    Lajmin për vdekjen e të riut e ka dhënë edhe vëllai i të ndjerit, i cili ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 17:30 në varrezat e lagjes Kolovicë e Vjetër.

    Kujtojmë, që brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 3 aksidente fatale. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!