×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD në aksionin e sontëm e quan Arben Vitinë “Dr. Hipokriti”

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 22:09

    Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë, afër Teatrit Kombëtar, duke protestuar ndaj masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, me theks të veçantë, ndaj orës policore.


    “Ajo që shprehim këtu është që ne nuk jemi kundër masave të qeverisë në tërësi. Por një nga masat që e kuudnërshtojmë është ora policore. Kjo masë ësht shabllon dhe jemi kundër”, tha Molliqaj.

    Kreu i PSD-së po ashtu tha se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk kanë thënë asgjë gjatë konferencës për media që e kanë mbajtur sot.

    Në këtë aksion PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!