×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është garazhi ku u vra Albert Krasniqi

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 20:14

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Prishtinën, ku dyshohet se Skender Krasniqi ka vra djalin e tij,  Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë.


    Vrasja ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.

    Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”.

    Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte.

    Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

    Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

    Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!