×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 16:36

    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta zyrtarizojë kandidatin e këtij subjekti politik për Kryetar të Komunës së Podujevës.


    Fjala është për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hysen, i cili do të jetë kandidat kësaj partie për Podujevë.

    Ndryshe, Hyseni është mjek me profesion dhe ka qenë deputet i LDK-së, gjatë mandatit të kaluar.

    Në Komunën e Podujevës, disa parti politike kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për këtë Qytet.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, besimin ia ka dhënë Besnik Tahirit për këtë Komunë, kurse Nisma Socialdemokrate do t’i futet garës me Xhemail Hasanin.

    Ndërkaq, Vetëvendosja e cila për momentin udhëheq në këtë garë në krye me Shpejtim Bulliqin, pritet që të garojë përsëri me këtë të fundit.

    Kurse, nga Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë bërë të ditur se me cilin kandidat do t’i hyjnë garës për të parin e Podujevës.

    Zgjedhjet Lokale në Kosovë pritet të mbahen gjatë muajit tetor të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!