×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është linku ku mund të aplikoni për të hyrë në radhë për ta marrë vaksinën anti-Covid

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 16:27

    Qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për t’u vaksinuar me vaksinën anti-COVID.


    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për LINKUN në të cilin qytetarët mund të aplikojnë për t’u regjistruar që të hyjnë në radhë për vaksinim.

    Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

    Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : ekosova@rks-gov.net dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.

    Gjatë tre ditëve të para të aplikimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

    Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore, me vaksinën AstraZeneca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!