×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është mendimi i gjeneralit amerikan për Thaçin, Veselin e Haradinajn

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 22:34

    Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, ka thënë se ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke e përshkruar këtë lidhje me një shprehje po aq të veçantë.


    “Kam ardhur në Kosovë para tetë vjetësh dhe këtu zhvillojë vizita deri në 3-4 herë brenda një viti. Edhe krerët e Kosovës vijnë në Iowa. Është sikurse martesë”, ka thënë Orr.

    Gjenerali Orr, që është fare pranë pensionimit, ka folur edhe për politikanët më të lartë kosovarë, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish Presidenten Atifete Jahjaga si dhe ish Kryeministrin Isa Mustafa.

    “Nga pikëpamja politike nuk e komentoj por Haradinajn e shoh njeri me energji të madhe dhe integritet. Sa herë kam biseduar me të ka treguar respekt për mua dhe ushtrinë amerikane. Ka sakrifikuar shumë bashkë me familje. Ai është njeri që kujdeset për ushtrinë; Thaçi, ka qenë mbështetës i partneritetin tonë shtetërorë. Është ushtarak-udhheqës që ka shërbyer. Ai merr pjesë në të gjitha ceremonitë ushtarake. Sa herë kam pasë nevojë i ka hapur dyert; Veseli, ka qenë në Iowa, edhe ai është një veteranë tjetër; Jahjaga, është një mike shumë e mirë dhe e para që ka ardhur në Iowa, shembull i shkëlqyer për gratë këtu dhe në mbarë botë. Me Mustafën nuk kam pasur shumë kontakte” ka deklaruar Orr për Klan Kosova.

    Ndërsa lidhur me anulimin e vizitës së tij të mëparshme në Kosovë ka mohuar që arsyeja të ketë qenë taksa 100% ndaj produkteve serbe.

    Orr, ka pohuar se arsyeja e anulimit të vizitësqëndron në ate se ishte i përqendruar në fazën e tij të pensionimit duke pranuar se nuk i takon të ndërhyjë në çështjet politike mes Kosovës e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!