Ky është ministri më i mirë në Qeverinë Kurti sipas Fatmir Limajt

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për ministrat e emëruar në Qeverinë Kurti 2.


Limaj ka deklaruar se sipas tij, Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu është një nga ministrat më të mirë.

“Një nga ministrat më të mirë është Liburn Aliu. Mendoj se Liburn Aliu është në vendin e duhur. Nëse një figurë atje është e respektueshme nga ana jonë ai është Liburn Aliu.

Ai është atje edhe me meritat kombëtare edhe politike edhe mesa di unë është edhe në profesionin e tij”, tha Limaj në Kanal 10.