×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është moti për ditët në vazhdim

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 18:18

    Në fundjavë mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu. Nga dita e diel sërish freskët.


    12.07.2019 – Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi Itali dhe rajonin tonë ditëve në vijim, derisa ditën e diel nga Europa qëndrore do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me zhvillime të shtrëngatave me shi nga pasdita e së shtunës dhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditë së diel. Nga dita e diel sërish pritet të mbajë mot më i freskët.
    Në fillim të javës mundësi për reshje lokale shiu, derisa temperaturat mbeten pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

    13.07 – Kryesisht me diell, më pas gjatë ditës vransirat shtohen. Pasdite vonë shtrëngata me shi, që mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.
    14.07 – Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.
    15.07 – Kryesisht me vransira. Mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe bubullimë.
    16.07-17.07 – Të martën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë pjesërisht vranët.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet do të zbresin nga 25C deri 20C, ditën e diel.
    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-7m/s.
    Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!