×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet fotografia e 32 vjeçarit që u vra në Rahovec

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 15:40

    Në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit sot është vrarë një person. Express merr vesh nga burimet policore se i vrari është 33-vjeçar N.Murselaj.


    Aktualisht nuk ka ndonjë të arrestuar dhe ende nuk dihen as motivet e vrasjes.

    Ndërkaq rastin për Gazetën e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu, e cila ka thënë se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë.

    “Për momentin nuk kemi shumë informata, është gjetë një trup i pajetë në oborrin e një shtëpie. Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje, mirëpo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, ka thënë Shehu.

    Më pas, Prokuroria Themelore ka dhënë detaje, duke treguar se trupi i pa jetë ishte gjetur afër shtëpisë.

    “Në orët e para të mëngjesit, pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima N.M, ishte 32 vjeç dhe trupi i të njëjtit është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij”, ka thënë Prokuroria.

    Brenda një ore, dy 32 vjeçarë të vdekur në Kosovë: Njëri vrau veten

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!