×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është rezultati i testeve në FSK, testin e kalojnë qindra rekrutë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 17:47

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të testit fizik, që është realizuar nga data 28 shtator 2020 deri me 28 tetor 2020.


    Testin e kanë kaluar qindra rekrutë.

    Në njoftim nuk janë publikuar emrat por vetëm shifrat dhe gjysma e numrit personal.

    Këtu mund ta gjeni likun me kandidatët që e kanë kaluar testin fizik.

    Ndërkohë kandidatët për rekrutë që nuk e kanë kaluar testin mund ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës.

    “Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor. Afati ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit. Ankesa duhet të dorëzohet në G1SHPFSK/Sektorin e Rekrutimit, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë”, është thënë në njoftim.

    Për testin e radhës kandidatët do të njoftohen me kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!