×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është stafi kosovar që punon në Ambasadën e ShBA’së, Ambasadori Hovenier u shpreh mirënjohje

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 18:22

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka publikuar fotografi me stafin kosovar që punon për misionin diplomatik amerikan në Prishtinë.

    Përmes një postimi në Twitter, Hovenier u ka shprehur atyre mirënjohje për punën dhe thellimin e partneritetit Kosovë -SHBA, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në ambasadën e SHBA’së në Prishtinë e vlerësojmë punën e madhe dhe dedikimin e stafit kosovar për çdo ditë, sot u ndalëm pak për t’i njohur kontributet e tyre thelbësore për misionin tonë. Mirënjohje e thellë për kolegët tanë për përkushtimin e tyre për avancimin e raporteve SHBA -Kosovë” ka shkruar Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!