×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është vendi ku u gjet i vdekur Fadil Syleviqi

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 17:19

    Ish’zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore për Gazetën Online Reporteri.net.


    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndonëse nuk janë dhënë detaje për rrethanat e vdekjes.

    Syleviqi është gjetur i vdekur në rrugën që shpie nga Mati për te Liqeni i Badovcit.

    “Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente.
    Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull.

    Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

    Në vendin e ngjarjes, në afërsi të Liqenit të Badovcit po qëndrojnë edhe në këto momente ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës.

    Për Syleviqin është thënë se në kohën e ish’Jugosllavisë, ka qenë agjent i MUP’it serb, dhe ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte, me insistim të ndërkombëtarëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!