×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është vendimi për 17-vjeçarin që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 20:01

    Është caktuar masa e paraburgimit ndaj personit të dyshuar për sulmin e kryer ndaj gruas rome në qytetin e Ferizajt.


    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

    “Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se i është caktuar masa e paraburgimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, njofton.

    Ndryshe personi i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një video e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.

    Majori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini, ka thënë për ngjarjen se kanë identifikuar dhe arrestuar një person të moshës 17 vjeçare, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

    Ai ka treguar se edhe gruaja viktimë që u sulmua në disa vende pasi u denoncua në rrjetet sociale gabimisht se ajo po vidhte fëmijët.

    “Jemi duke shikuar viktimës t’i gjejmë zgjidhje më afatgjate me qendrën sociale dhe me avokatin e Popullit. Ajo është te ne momentalisht”, ka thënë ai.

    Gruaja që disa ditë më parë u sulmua nga disa adoleshentë në Lipjan, edhe sot ka qenë cak i sulmeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!